Gjysëm milionë emigrantë në një vit! Anglia me numrin më të madh të emigrantëve që nga lufta e Dytë Botërore 

24/11/2022 19:58

Vlerësohet se 504 mijë veta më shumë kanë mbërritur në Britani sesa janë larguar prej ishullit vitin e kaluar.  Por në këtë shifër nuk futen mbi 40 mijë të ardhurit me gomone gjatë kësaj vere, mes tyre rreth 13 mijë shqiptarë, për të cilët pati demonizimin më të madhe dhe të paprecedentë në historinë moderne të Britanisë.

Shifra prej më shumë se gjysmë milionë personave që kanë ardhur krahasuar me ata që janë larguar nga Britania, që konsiderohet si emigracioni neto, është shifra më e larte e regjistruar që nga koha e luftës së Dytë Botërore.  Kjo shifër është edhe më e madhe sesa popullsia e qytetit anglez të Liverpulit. Shifra e re kalon rekordin e pas-luftës botërore të 329mijë vetëve e regjistruar në vitin 2015. Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Britani, të dhënat tregojnë së në total më shumë se 1 milionë vetë kanë mbërritur në Britani vitin e kaluar.

Shifrat janë rritur edhe për shkak te 170 mije ukrainasve te ardhur me viza, 28 mije banorëve  të Hong Kongut si shtetas britanik jashtë Britanisë, si dhe 21 mijë afganëve të ardhur, sipas një skeme ristabilizimi pas tërheqjes së trupave ushtarake ndërkombëtare prej andej.

Numri i atyre që ju dha azil në Britani deri në qershor të këtij viti ka qenë 24 për qind më pak se një vit më parë, pavarësisht se kishte një rritje prej 77 përqindësh të kërkesave për azil.

Ne këtë shifër prej mbi gjysëm milioni nuk futen mbi 40 mijë të ardhurit me gomone gjatë kësaj vere përmes La Manshit, nga kombësi të ndryshme, mes tyre rreth 13 mije shqiptarë, për të cilët u ngrit një vale demonizimi e paprecedentë në historinë moderne të Britanisë.

Mes afro 550 mijë vetëve të ardhur nga gjithë bota vitin e kaluar në Britani, e barabartë kjo pak a shumë me gjysmën e popullsisë së Tiranes, afro 13 mijë shqiptarët, e barabartë me me pak se popullsinë e rrethit të Sarandës, janë sa një pike ose kove uji në oqean, por dallgët anti-shqiptare të shkaktuar nga një pjesë e politikës së djathtë dhe elementeve raciste të medias dhe tablodieve ksenofob dhe anti-emigracion në Britani, janë të ngjashme me ato të dallgëve në mes Atlantikut në kushte ciklonesh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA