Ekspertët: Nuk është shtuar dhuna, por gratë janë ndërgjegjësuar t’i thonë NDAL asaj. Urdhri i Mbrojtjes lëshohet në çdo komisariat të Republikës së Shqipërisë.  

1 në 3 gra dhunohen tregojnë statistikat botërore. Në një raport të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes Sociale thuhet, se këtë vit 4000 gra dhe vajza nga gjithë Shqipëria denoncuan nëpër komisariate policie dhunën me bazë gjinore. Po këtë vit u lëshuan mbi 2400 Urdhra Mbrojtje.

Iris Luarasi, Aktiviste, Linja 116-117: Veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë ne patëm një numër rekord të telefonatave dhe tani ti shikon që këto numra kanë mbetur po prapë të larta, jo se është rritur dhuna, por janë ndërgjegjësuar shumë më tepër, në mënyrë që të kërkojnë ndihmë në momentin që dhunohen. Numri i njerëzve që janë ndërgjegjësuar për ta denoncuar dhunën, patjetër që është një lajm i mirë.

Krahas 4000 denoncimeve për dhunë, ministria deklaroi se janë lëshuar edhe mbi 2400 Urdhra Mbrojtje. Kjo tregon nga ana tjetër që ndërgjegjësimi i njerëzve është rritur edhe për të përdorur legjislacionin që është në fuqi, në mënyrë që ti të shpëtosh nga dhuna. Ka pafund organizata joqeveritare.

Linja që unë drejtoj 116-117 ofron këshillim ligjor falas. Ne I shoqërojmë gratë për të marrë urdhra mbrojtje. A ka këtu problem, patjetër që ka. Ty të vjen një grua nga një rreth apo fshat i caktuar i vendit, e çon tek rajoni i policisë dhe polici të thotë se nuk mund ta marrë denoncimin e saj për dhunë në familje.

Zonja duhet të shkojë në zonën ku banon. Por me ligj udhrin e mbrojtjes zonja mund ta kërkojë në çdo komisariat të Republikës së Shqipërisë. Ligji është bërë i tillë, për të shmangur situate të tilla që bashkëshorti dhunues në atë zonë mund ta njohë dhe të pijë kafe me policin dhe ti nuk mund të shkosh të kërkosh urdhër mbrojtje tek polici që është shoku i burrit dhunues.

Kjo ka qenë p.sh. një nga sfidat që kemi patur kohët e fundit dhe që ti e kupton që nevoja për të trajnuar në mënyrë të vazhdueshme punonjësit që kanë lidhje me forcimin e ligjit, është imediate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA