Foto Ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Mësohet se një 40-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij tip “Benz” një grua rreth 60 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 07:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA