Transportonin me furgon 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në Korçë

23/11/2022 09:23

Tre persona të cilët po transportonin emigrant të paligjshëm në Korçë janë arrestuar nga policia.

Në pranga ranë A. B., 44 vjeç; R. H., 22 vjeç dhe O. B., 28 vjeç, banues në Durrës.

44-vjeçari u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Dz të tjerët, R. H. dhe O. B., të cilët me një automjet tip “Benz”, me drejtues 22-vjeçarin dhe pasagjer 28-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar 44-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA