Shkodër, dëmet e përmbytjes/ Mbi 1400 hektarë janë nën ujë, shumë shtëpi janë mbushur me baltë

23/11/2022 19:47

Mbi 850 ha tokë në njësinë administrativë anë e malit, janë pushtuar nga uji.

Bahri Meti thotë se brenda një dekadë të mbjellat e tij janë përmbytur 5 herë gjithsej. Për bujkun nga Oboti të ardhurat e vetme të familjes i siguron nga kjo tokë që për këtë sezon nuk do t’i japë asgjë.

“Unë kam 100 dynym tokë, të mbjella me domate, mandarina dhe lakra, por tani ka marrë fund çdo gjë. Përmbytje për mua do të thotë mungesë buke. Unë jam përmbyt në 2010, 2011, në vitin 2018 gjithashtu si dhe para dy vitesh e tani përsëri”, tha Bahri Meti, fermer.

Bujku sot duhet të ishte ne tezgën e tregut duke shitur domate dhe mandarina, por në të vend fitimi nga bujqësia, sot Bahriu po llogarit dëmin.

“Vetëm domate këtu më kanë shkuar 50 kuintal dëm, ndërsa dëmi i të gjitha të mbjellave shkon diku tek 5.6 mln lekë. Nuk kam më se çfarë të shes, këto bimë siç i shikoni gjethet janë vishkur, pas dy ditësh i ke të kalbura“, tha ai.

Në Shkodër në këtë sezon është e vështirë të gjesh një histori suksesi fermerësh, pasi bujqësinë e mori lumi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA