Policia kap autorin e vrasjes së katërfishtë në fermën e marijuanës në Oklahoma (fotot)

23/11/2022 17:16

Autoritetet në SHBA kanë emëruar sot një të arrestuar për vrasjet në stil ekzekutimi të katër njerëzve në një fermë gjigante të marijuanës në Oklahoma.

Policia tha se kishte arrestuar 45 vjeçarin Wu Chen, në Florida pasi automjeti i tij u sinjalizua nga një lexues elektronik targash, njoftonte zyra e hetimit në Oklahoma.

Chen akuzohet se ka qëlluar për vdekje tre burra dhe një grua, të gjithë qytetarë kinezë, gjatë një situate pengmarrjeje në fermën 4-hektarëshe të marijuanës në perëndim të Hennessey, rreth 70 km larg Oklahoma City.

Një person i pestë gjithashtu me qytetari kineze, u plagos dhe u dërgua në spital me rrugë ajrore, tha policia.

Hetuesit thanë se Chen kishte hyrë në një ndërtesë të fermës ku gjendeshin disa punonjës pasditen e djeshme. Ai raportohet se kishte qëndruar brenda ndërtesës për “një kohë të konsiderueshme”, para se të hapte zjarr.

Policia ishte thirrur në adresë për një situatë të mundshme pengmarrjeje dhe më vonë gjeti aty katër trupat e viktimave.

Zyra e hetimit në  Oklahoma tha se vrasjet ishin të shënjestruara dhe vinin nga një konflikt i brendshëm mes personave të njohur me njëri-tjetrin.

Sherifi Dennis Banther tha për rrjetin lokal Kingfisher Times & Free Press se i dyshuari dhe viktimat kishin lidhje me fermën.

Chen u arrestua më pas pa incidente dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit Miami-Dade ku pret ekstradimin drejt Oklahoma.

FOTO GALERI
1/3
Autoritetet në SHBA kanë emëruar sot një të arrestuar për vrasjet në stil ekzekutimi të katër njerëzve në një fermë gjigante të marijuanës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA