Koncesioni i “drogës” së kontejnerëve/ Pas dëbimit të turqve nga Balluku qindra kilogramë kokainë janë trafikuar nga Porti i Durrësit

23/11/2022 19:41

Porti i Durrësit është shndërruar në rrugën kryesore nga ku futet kokaina në Shqipëri.

Në kontenierët brenda frutave ekzotikë apo në strukturën e jashtme të tyre policia ka sekuestruar me qindra kilogramë kokainë.

Rekordi u shënua në vitin 2108 ku policia ka sekuestruar 631 kg kokainë, ndërsa në 2021 në operacione të ndryshme u sekuestruan 725 kg kokainë.

Kjo tabelë tregon se si ka qenë trendin e sasive të kokainës të kapura nga uniformat blu që prej vitit 2015.

Metoda me tepër e përdorur është ajo e fshehjes së lëndës narkotike në pjesën e frigoriferëve të kontenierëve por edhe brenda mallrave të importit si banana apo mishi. Ndërsa së fundmi u shënua edhe një tentativë për të futur kokainën brënda një anije të ngarkuar me qymyr.

Duke qenë se kontenierët e ardhur nga vendet e origjinës kanë një risk të madh autoritetet kanë ngritur një task forcë permanente në port nga autoritetet doganore, policia kriminale dhe kufiri.

Ndërsa menaxhimi i terminalit të kontenierëve gjatë viteve të fundit I është besuar 2 konçesionarëve dhe një vit shtetit.

Kur kontenierët menaxhoheshin nga konçesionari me të cilin kishte një kontratë 35-vjeçare e cila u ndërpre në janar të vitit 2020 në vendin tonë nga viti 2015 deri në mbyllje të kontratës së tyre u kapën rreth 806 kilogram.

Prej janarit 2020 deri në mars të vitit 2021 kontenierët u menaxhuan nga vetë shteti. Gjatë kësaj periudhe në vend policia ka sekuestrua rreth 6 kg.

Ndërsa vitin e kaluar kur përsëri kjo përgjegjësi i është lënë një konçesionari janë kapur në operacione të ndryshme rreth 725 kg kokainë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA