Autorët e dyshuar të vrasjes së 89-vjeçarit në Klos të Mallakastër janë lënë në burg këtë të mërkurë me vendim të gjykatës të Fierit.

Ndaj shtetasve Ervis Halimi, Musa Gudo rëndon vepra penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

Dy të rinjtë hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj, por pasi nuk gjetën shumën e të ardhurave që kërkonin kanë dhunuar 89-vjeçarin dhe bashkëshorten e ti të sëmurë. Çaushi humbi jetën një ditë më pas, ndërsa gruaja e tij ka marrë plagë të rënda në trup.

Fqinjët tregojnë detaje të rënda nga nga ngjarja, teksa në shtëpinë e çiftit ka shenja gjaku dhe prova të forcës që autorët kanë përdorur, që te thyerja e derës e deri te lëvizja e mobiljeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA