Në ndeshjen Marok-Kroaci fiton frika. Kjo sfidë, e para e Grupit F, ku bëjnë pjesë edhe Belgjika me Kanadanë, u mbyll pa fitues, madje me rrjeta të paprekura.
Ishte një ndeshje e luftuar, por pa shumë raste për shënim, pasi të dyja skuadrat kishin si objektiv kryesor të mos humbnin.
Perisic iu afrua golit në minutën e 17-të, por goditja e tij përfundoi jashtë, ndërsa në kohën shtesë të fraksionit hapës portieri Bono ndali goditjen e Nicola Vasicit, për të ardhur më pas te tentativa e Luka Modricit, që shkoi mbi tra.
Gjatë pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 51-të portieri i Kroacisë i mohoi golin Al Mazrauouit e pak më vonë grushtoi në pozicion goditjen e fortë nga distanca të Hakimit.
Në minutat e fundit si Maroku ashtu edhe Kroacia menduan më shumë për mbrojtjen, qartësisht të kënaqur që morën nga një pikë.
Top Channel