Foto ilustruese

Një çift bashkëshortësh në Devoll kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bashkëshorti D.T dhe bashkëshortja A.T., banojnë në fshatin Braçanj të Devollit.

Ndaj tyre policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA