Arrestohet gruaja që jetonte në tendë me të bijën dy-vjeçare në Poloni (fotot)

23/11/2022 18:12

Një vajzë 24-vjecare që jetonte në një tendë në Gdańsk me të bijën dy vjeçare është arrestuar nga autoritetet polake pasi e vogla u sëmur nga kushtet e rënda të jetesës.

Dy-vjeçarja me të ftohtë u shtrua në spital teksa prokuroria vendosi se e reja nuk ishte kujdesur si duhet për fëmijën dhe tashmë përballet me deri në pesë vjet burg.

Prokuroria ka kërkuar arrestim të përkohshëm për 24 vjeçaren ndërsa e bija pas rekuperimit do të vendoset me një familje të përkohshme.

Gruaja që jetonte në një tendë në një zonë pyjore Gdańsk ku temperaturat bien deri në zero gradë, u ndalua të hënën (22 nëntor) për moskujdesje të fëmijës dhe rrezikim të shëndetit të saj.

Prokurorja Grażyna Wawryniuk tha se fëmija ishte ekspozuar ndaj pasojave të rënda të sëmundjeve respiratore. Por nëna e pastrehë është deklaruar e pafajshme duke argumentuar se ishte kujdesur si duhet për fëmijën.

Në tendë policia kishte gjetur një burrë dhe dy gra, përfshi dhe nënën e fëmijës.

Oficerët morën fëmijën që nuk ishte veshur si duhet dhe thirën shërbimet e ambulancës. Hetimi për ngjarjen vazhdon.

FOTO GALERI
1/2
Oficerët morën fëmijën që nuk ishte veshur si duhet dhe thirrën shërbimet e ambulancës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA