Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shtyrë afatin për gjobitjen e qytetarëve që nuk kanë ndërruar targat.

Në kërkesën e tij, Ambasadori Jeffrey Hovenier synon që brenda 48 orëve të arrijë një marrëveshje për targa, ku Kosova do të shtyn afatin e Serbia nuk lëshon më në përdorim targa për territorin e Kosovës.

Për takimin tetë orësh të së hënës, Kurti tha se duhet të korrigjohet gabimi i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Ndërkohë që përfaqësuesit serbë të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, udhëtuan për në Beograd për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili u bëri thirrje për të ruajtur paqen.

“Ne jemi me serbët tanë nga Kosova. Ne vetëm kërkuam që të jenë të kujdesshëm, të jenë të qetë, të ruajnë paqen dhe stabilitetin, t’i përgjigjen arrogancës së të tjerëve ashtu siç përgjigjen gjithmonë njerëzit e denjë. Ne vetëm duam të mbrojmë veten dhe asgjë më shumë”, tha Vuçiç.

Pas këtij takimi, Lista Serbe njoftoi për protesta nëpër të gjitha institucionet në veri të vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kritikuar për refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes për targat. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për shkak të targave. Ndërkaq, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e akuzon Kurtin se po e çon veriun drejt ndarjes nga Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA