Një situatë më e qëndrueshme paraqitet sot në Shkodër, pas motit të keq të ditëve të fundit që la pas mijëra hektarë tokë dhe qindra banesa të përmbytura.
Ditën e sotme sipërfaqja totale e tokës së përmbytur në Shkodër është 1458 Ha, nga 1685Ha që ishte në orën 8:00 të mëngjesit
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon 7.70m, nga 7.67 m që ishte në orën 08.00, ndërsa Hidrometri i lumit Drin shënoi kuotën 5.50 m, nga 5.90 m që ishte dy orë më parë.
Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet 700 Ha, nga 900 Ha që ishte në orën 08.00, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë.
Në rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 5 cm nga 40 që ishte në mëngjes, ndërsa ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit nuk ka prezencë të ujit, nga mbi 15cm ujë që ishte në mëngjes.
Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Në njësinë Administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc. Vërehet një gërryerje e tokave bujqësore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.
Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Mesme, Beltoje.
Familje të evakuara janë 23, gjithsej 86 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative, Gur i Zi, Bërdicë, Lagjet nr4 dhe nr1.
Të akomoduar në konvikt janë 3 familje, 12 persona, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit. Ndërkohë, nuk ka më banesa të përmbytura, nga 5 që ishin në mëngjes.
Top Channel