Situata nga moti i keq në Lezhë/ Fshatrat me toka të përmbytura dhe disa akse rrugore të pakalueshme

22/11/2022 08:55

Qarku i Lezhës ishte ndër më të prekurit nga moti i keq gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa ditën e sotme situata e përmbytjeve paraqitet më e përmirësuar.

Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe sot në mëngjes në Lezhë ka pasur rreth 20 mm reshje. Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, ka pasur  ulje të nivelit të ujit me rreth20cm. Nga tërheqja e ujit, ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Ndërkohë ka pasur rritje të nivelit të ujit në rrugën e fshatit Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet. Nga ana e Kryqit të Kuq, dega Lezhë janë dhënë ndihma ushqimore për 1 familje të evakuar në fshatin Mabë. Në fshatin Kakarriq vazhdon përmbytja në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

500ha sipërfaqe toke janë të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.15 m nga +2.0 m kuote kritike, ndërsa Lumi Gjader ka kuota të larta dhe lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e Mbrojtjes Civile nuk raportohen problematika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA