Shëndetësia jo vetëm nuk është falas, por u kushton shtrenjtë familjeve shqiptare.
Raporte të herëpashershme të OBSH-së apo Bankës Botërore vënë në dukje aneminë e sistemit shëndetësor shqiptar, që kanë çuar në rritjen e pagesave nga xhepi.
Mijëra pacientë me sëmundje të rënda rrezikojnë jetën për shkak të mohimit të shërbimit paliativ, ndërsa qindra të tjerë me dëmtime traumatike presin me muaj për protezat.
“Inside Story” sjell me fakte konkrete abuzimin me listën e barnave të rimbursueshme në tregun e hapur farmacautik, por edhe brenda spitaleve. Në raste të veçanta medikamenti mungon prej katër vitesh në treg.
Të zhytur në krizën e mungesës së medikamenteve dhe ndërhyrjeve jetëshpëtuese, Shqipëria përfitoi dy projekte të mëdha, në vlerë 50 mln euro investime për mjekësinë on-line. Të dy projektet mund të konsiderohen të dështuar.
INSIDE STORY: “SHËNDETËSIA E SËMURË” SONTE ORA 21:00, NË TOP CHANNEL
Top Channel