Sapo kishte përfunduar dënimin për plagosje, 19-vjeçari në Durrës lëvizte ende me armë zjarri
22/11/2022 10:14
Një 19-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri me vete në Durrës, është arrestuar nga policia.
Në pranga ka rënë Xh. S., 19 vjeç, banues në Sukth të Durrësit, i cili kishte vetëm tre javë që kishte përfunduar dënimin për plagosje.
Në vitin 2020, ai kishte plagosur rëndë, një bashkëmoshatar të tij.
Gjatë kontrollit në ccantën e tij, policia i gjeti1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
19-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel