Programi investigativ “Inside Story” në Top Channel është vlerësuar me çmim për gazetarinë investigative nga OSBE.
Çmimi i është akorduar gazetares Esmeralda Keta për dokumentarin “Biznesi i Guroreve”.
“Të marrësh një vlerësim të tillë nga një institucion sikurse është OSBE-ja është gjë që demostron që gazetaria në Shqipëri vlen dhe bën gjëra të mira. Sigurisht që të bësh gazetari nuk është e lehtë, të denoncosh, të shkosh pranë biznesit për të zbuluar se çfarë po fshihet pas asaj që është e dukshme, nuk është e thjeshtë”, tha Keta.
Materiali fitues është vlerësuar si investigimi më i mirë i vitit 2022 për kategorinë “Antikorrupsion”.
Kjo është hera e tretë që ky çmim i rëndësishëm i akordohet gazetarëve të programit “Inside Story”.
Top Channel