Operacion shpëtimi në jug te Kretës, lëshohet alarmi i SOS nga një anije peshkimi me rreth 500 emigrantë në bord

22/11/2022 10:49

Një operacion shpëtimi i rojes bregdetare greke ka nisur që në orët e para të mëngjesit,18 milie në jug të portit Paleohorës në Hania të Kretës.

Sipas rojes bregdetare greke, një anije peshkimi lëshoi sinjalin Sos te numri emergjencës europiane 112.

Në zonë u dërguan dy mjete shpëtuese të rojes bregdetare, një helikopter, ndërsa sinjalit Sos iu përgjigjën edhe dy shpeshkarexha italiane dhe një tanker që lundronin në zonë.

Autoritetet thonë se nuk është e mundur të evakuojnë emigrantët në anijet e shpëtimit, pasi deti ka densitet mbi 7 ballë, dhe çdo tentativë për shpëtim mund të rezultojë fatale. Për momentin peshkarexha në të cilën ndodhen emigrantët nuk rrezikon mbytjen.

Në zonë po mbërrin edhe fregata e marinës greke “Kanaris” si dhe disa anije të tjera shpëtimi. Dyshohet se emigrantët janë nga Libia dhe mjeti me të cilin lundronin ka humbur drejtim për tu gjendur në jug të Kretës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA