Spitali i Traumës është dëshmia konkrete për keqmenaxhimin e pronës publike, pa marrë në konsideratë rolin që ai ka.
Bëhet fjalë për kontratën e qirasë që spitali i Traumës ka me subjektin privat Spitali Amerikan, I cili i ka marrë spitalit publik 16.134 m2.
Kontrata fillestare ishte për 15.638 m2 dhe është firmosur në vitin 2006 për afat 20 vjeçar. Por spitali Privat nuk e ka paguar rregullisht qiranë.
Madje, ka ndërtuar ambjente shtesë 267 m2 pa leje, në territorin dhe ndërtesën e spitalit publik. për të cilën jo vteëm nuk është denoncuar për shkeljen, por nuk ka as kontratë dhe si pasojë nuk paguan qira.
Për këtë arsye në vitin 2018, Spitali i Traumës e ka çuar në gjykatë subjektin privat, pasi nuk i kishte paguar qiranë në vlerën e 23 mln lekëve.
Spitali Amerikan po ashtu ka marrë me qira një sipërfaqe prej 2750 m2, që e përdor si parking, i cili shfrytëzohet nga pacientët e shumtë.
Absurdi vijon edhe më tej. Vetë spitali Amerikan që ka marrë me qira këto ambinente ka vendosur tua japë me nënqira të tretëve. Kështu ka dhënë me qira 70 m2 për lavazh dhe 170 metra të tjerë për një bar café.
Sipas raportit të KLSH jemi përpara një situatë shkeljesh të plota, pasi jo vetëm që nuk ka miratim nga spitali i Traumës për këto aktivitete nuk ka lidhje me shëndetësinë.
Pavarësisht këtyre detyrimeve kontraktuale, rasti në fjalë tregon se si prona e shtetit keqpërdoret për interesa të privatëve, duke cënuar të drejtat e qytetarëve.
Top Channel