I përgjysmohet pagesa e invalidit/ 46-vjeçari nga fshati Mjekës, u gjymtua kur ishte 13 vjeç
22/11/2022 15:50
Andrea Qosja nga fshati Mjekës i Elbasanit mbeti i gjymtuar përjetë kur ishte vetëm 13 vjeç.
Ai mori statusit e invalidit para dhe tetraplegjik dhe për shkak të dëmtimeve definitive pa prespektivë përmirësimi e për pasojë merr pagesën e invaliditetit përgjithmonë.
Por 46-vjeçarit ja përgjysmuan pagesën.
Familja prej 4 personash, dy prej tyre fëmijë të vegjël, jeton në kushte të vështira ekonomike.
Tashmë me përgjysmimin e pagesës kjo familje nuk arrin të mbijetojë.
Top Channel