Një çift shqiptar është gjetur i vrarë në banesën ku jetonin në Itali. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Venecia, ku burrë e grua u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre

Zbulimi i trupave u bë nga efektivët italianë, të lajmëruar nga vajza e gruas e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me të ëmën prej disa orësh.

Fillimisht u mendua se ishte një rast vrasje e më pas vetëvrasjeje, por policia italiane tha se bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit kishin gjetur një armë zjarri dhe një thikë. Sakaq policia ka nisur hetimet dhe janë vënë në ndjekje të një personi që dyshohet të jetë autor i këtij krimi të rëndë. Sipas mediave lokale, në kërkim është ish bashkëshortit i gruas, gjithashtu shqiptar, që dyshohet se nuk ka pranuar lidhjen e re të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA