Trupat e pajetë të babë e bir, të cilët u rrëmbyen ditën e djeshme nga rrjedha e ujit në Bogë të Shkodrës, janë gjetur pas disa orë kërkimesh.
Ditën e djeshme përroi i “Prekë-Nicajve” në Bzhetë të Bogës ka marrë përpara fuoristradën me të cilën udhëtonin babë e bir. Në makinë ka qenë dhe vajza, por ka arritur të shpëtojë falë ndihmës se banorëve.
Në pamje shihet se si forca të shumta kërkim-shpëtimi ndodhen në vendngjarje, aty ku ndodhej makina e viktimës. Ata janë afruar duke lidhur me litar mjetin e shkatërruar, e më pas e kanë nxjerrë në breg.
Njoftimi policisë:
Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:
Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).
Top Channel