Policia arreston anëtarin e mafias për vrasjet e tre prostitutave në Itali (fotot)

21/11/2022 15:37

Policia italiane ka arrestuar dje një anëtar të dyshuar të mafias për vrasjet e dy prostitutave të supozuara kineze dhe të një transgjinoreje kolumbiane, pas një alarmi për vrases serial në kryeqytetin Romë.

Dy gratë kineze ishin gjetur në apartamentin e tyre në zonën e pasur të Prati mëngjesin e të enjtes ndërsa amerikano-jugorja ishte gjetur e vdekur në të njëjtën zonë disa orë më vonë.

Të treja viktimat ishin vrarë me thikë, sipas mediave vendase.

Rrjeti vendas Il Corriere della Sera shkruante se pamjet e kamerave të sigurisë kishin ndihmuar policinë të identifikonte 51-vjeçarin Giandavide De Pau, i cili është ndjekur më parë penalisht për sulme seksuale dhe trafiqe ilegale.

I dyshuari raportohet si anëtar i klanit mafioz të drejtuar nga Michele Senese, që po kryen aktualisht dënim të përjetshëm për krimet e bëra.

De Pau besohet se ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Senese, duke vepruar si shofer dhe krahu i tij i djathtë.

Në vitin 2008 e 2011 i dyshuar i ka kaluar disa kohë dhe në një spital psikiatrik.

Nuk dihet ende nëse i dyshuari po vepronte për llogari të mafias apo i vetëm, mundësisht nën efektin e drogave, të cilat u gjetën në banesat e të afërmve të tij ku ai kishte shkuar për të kërkuar strehim, shkruante Il Corriere della Sera.

Trupi i një prej viktimave kineze ishte gjetur i zhveshur në shkallët e pallatit, teksa raportohet se 40-vjecarja e ndjerë kishte pësuar plagë thike në kokë e në bark.

Kur policia hyri në apartament, ata gjetën trupin e gruas së dytë kineze.

FOTO GALERI
1/2
Rrjeti vendas Il Corriere della Sera shkruante se pamjet e kamerave të sigurisë kishin ndihmuar policinë të identifikonte 51-vjeçarin Giandavide De Pau

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA