“Po të ra brenda je i mbaruar”/ Situatë e vështirë përmbytjesh në Lezhë, banori: Kam vendosur thasë me rërë

21/11/2022 11:39

Situata e vështirë e përmbytjeve në Lezhë ka detyruar banorët të ndjehen të pasigurt për shtëpitë e tyre.

Një banor zonës tregoi se ka vendosur disa thasë me rërë për ti bërë pritë ujit dhe se ka prezencë të ujit në të gjithë oborrin e shtëpisë.

Frika e tij e vetme është futja e ujit në brendësi të banesës, pasi do t’i shkaktohet një dëm i pallogaritshëm ekonomik.

“Nuk kemi pasur nevojë pas nevojë për evakuim, thjesht ca thasë me rërë kam vendosur, i kam bërë pritë. Ndoshta ka ndihmuar ndopak fakti që ka rënë niveli i ujit nëpër shtëpia. Pastaj në dorë të Zotit, s’ke çfarë bën. Tek oborri kam prezencë uji, ndërsa brenda jo. Po më hyri në brenda në shtëpi ka dëm ekonomik, kjo është gjendja sot për sot. Është shumë e vështirë se po të ra brenda je i mbaruar. Polica e sheh vetë gjendjen”, tha banori.

Lumi Gjadër në Lezhë ka dalë nga shtrati gjatë natës duke vërshuar drejt shumë banesave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA