Musk rikthen Trumpin në Twitter: E duan njerëzit, u bë sondazh online

21/11/2022 15:13

Pronari i ri i rrjetit social Twitter, Elon Musk, ka rikthyer llogarinë e bllokuar të ish-presidentit amerikan, Donald Trump në këtë platformë të rëndësishme komunikimi.

Edhe pse vetë e kishte hedhur më parë si ide, ai u kujdes të merrte më parë sic tha dhe vetë, mendimin e përdoruesve përmes organizimit të një sondazhi online.

“Njerëzit folën”, deklaroi Musk teksa përcillte rezultatet e hulumtimit: 51.8 për qind e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter, sipas tij, votuan për rikthim. Trump vetë megjithatë duket se ende nuk e ka vendosur sesi do të veprojë, e ndoshta edhe zgjedh të mos kthehet më në këtë platformë pasi më herët tha se “nuk shoh ndonjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”.

Twitter e pezulloi përgjithmonë llogarinë e ish presidentit janarin e vitit 2021, pas sulmit në Kongres me arsyetimin e rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës. Musk e kishte pohuar që në muajin maj se nëse oferta e tij për blerjen e platformës do të rezultonte e suksesshme, ai do ta anulonte pezullimin e Trumpit, duke e cilësuar vendimin e drejtuesve të mëparshëm të kompanisë si “moralisht të gabuar dhe absolutisht budallallëk”.

Llogaritë e Trumpit janë pezulluara edhe në platforma tjera, si  Facebook dhe Instagram, e tetorin e vitit të kaluar, ai vendosi të hapte rrjetin e vet social.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA