Një program master, i pari i këtij lloj në Shqipëri në Fintech vjen jo vetëm si një risi e një martese mes botës akademike dhe industrisë, por edhe si një paketë e plotë mundësish për këdo që do ta zgjedhë.
Bursë, praktikë pune gjashtë mujore e paguar dhe për më të mirët e programit, punësim i sigurt në Bankën Credins. Për administratorin e Universitetit Europian të Tiranës, Tildi Çadri, Ky projekt vjen si një urë komunikimi midis botës akademike dhe industrisë.
Përfaqësuesja e Burimeve Njerëzore në Credins Bank, shprehet se bashkëpunimi mes botës akademike dhe korporatave më të mëdha në vend, duhet të jetë i ngushtë.
Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë Arkitekturës dhe Informatikës në UET thekson se, ky master, ka kurrikulën më të përditësuar në fushën e IT-së dhe sistemeve të sektorit financiar. Veçantia e tij është se 50 përqind të ngarkesës mësimore, studentët do ta kryejnë si punë individuale, me ekspertët e Bankës Credins.
Top Channel