Bashkia e Shkodrës ka publikuar një raport zyrtar në lidhje me situatën ‘apokaliptike’ të krijuar në qytet për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut.
Bëhet e dije se gjithsej janë 36 familje të evakuuara, gjithsej 159 persona, në Njësitë Administrative: Guri i Zi, 19 familje, Bërdicë, 12 familje, Lagja Nr.4, 3 familje (7 persona), Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 persona).
Njoftimi i plotë:
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00,shënon kuotën 7.52 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2425Ha
Nj.A. Ana e Malit
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë
Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 170 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 50cm ujë.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 155 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.
Familje të evakuara:
Janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)
Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .
Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 455 banesa:
Guri i Zi 250 banesa
Bërdicë 180 banesa, nga kto 20 ne biznese
Lagja Nr.4, 15 banesa
Lagja nr. 1, 10 banesa
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.
Top Channel