Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë braktisur institucionet e Kosovës, nuk do të mbeten pa burime financiare.
Në fakt, ata vazhdojnë të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga shteti i Serbisë, ku theksohet se po marrin përsipër të kryejnë punë për Organin e përkohshëm dhe Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, në “mbështetje të komunitetit serb” në veri të Kosovës.
Nuk specifikohet sakaq, se për cfarë punësh bëhet fjalë. Nënshkrimi i kontratës nënkupton se personi që ka firmosur, do të marrë pagën për muajin nëntor në sistemin e Serbisë, në kuadër të institucioneve paralele – Organeve të përkohshëm të katër komunave në veri të Kosovës.
Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës pas shkarkimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuric për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve. Serbët në veri dhe Beogradi zyrtar e kundërshtojnë riregjistrimin e targave në RKS dhe kërkojnë targa KS, të cilat konsiderohen neutrale ndaj statusit.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçic e parit njoftuar disa dite më parë se serbët që kanë braktisur institucionet e Kosovës, do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë. “Asnjë nga ata 3.500 njerëz nuk do të mbetet në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë”, tha Vucic.
Top Channel