Një grup gjuetie në Francë që qëlluan aksidentalisht për vdekje një anglo-francez, raportohet se nuk u merakosën shumë për ngjarjen pasi ishte ‘me origjinë angleze’, tha sot një avokat i familjes së viktimës.
Gjuetari francez Julien Féral, 35 vjeç, kërkoi ndjesë dje për vrasjen e Morgan Keane, 25 vjeç, në vitin 2020, duke thënë në gjykatë se “Kjo më shënoi për gjithë jetën”.
Vdekja e Keane shkaktoi zemërim të gjerë kur ai u qëllua për vdekje teksa priste dru pranë shtëpisë së tij në zonën rurale të Calvignac në jugperëndim të Francës.
Féral, i cili qëlloi plumbin fatal dhe organizatori gjuetisë 51-vjeçari Laurent Lapergue, dolën dje në gjyq në qytezën e Cahors, të akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
Nëse shpallen fajtorë ata mund të dënohen deri me tre vjet burg dhe me 75,000 euro gjobë.
Para gjyqit Benoît Coussy, avokati i vëllait të Keane, Rowan: “Fakti që vëllezërit Keane ishin anglezë duket se e bëri këtë vrasje më pak serioze në sytë e tyre”.
Në padi thuhet se Keane po priste dru në tokën e tij private në Calvignac kur rreth orës 4.30 të pasdites Féral qëlloi me armë duke e vrarë, duke besuar se kishte qëlluar një derr të egër, nga rreth 75 metra larg me një pushkë Remington.
Në padi thuhet gjithashtu se babai i ndjerë i Keane, Michael, kishte debatuar më parë me gjuetarët lokalë duke thënë se afroheshin shumë pranë tokës dhe shtëpisë së tij.
Çështja ka ndezur tensione mes komunitetit dhe aktivistëve pro dhe kundër gjuetisë, cila nga fermerët lokalë konsiderohet e nevojshme për mbajtur të ulët numrin e derrave të egër ose të drerëve.
Prokurorët kanë kërkuar dy vjet burg për secilin prej të akuzuarve, tre të katërtat e të cilave të pezulluar’. Verdikti pritet të jepet më 12 janar.
Viktima Keane, babai të cilit është britanik kurse nëna franceze, ishte brenda kufijve të pronës së tij kur u vra.
Ka pasur rreth 90 aksidente gjatë sezonit të gjuetisë 2021/22 tetë prej të cilave përfunduan me vdekje, dy prej të cilëve nuk ishin gjuetarë.
Muajin e kalaur një grua britanike u qëllua për vdekje nga i dashuri i saj francez gjatë një gjuetie për derra të egër në veri të Francës.
Ndërsa më 9 nëntor, një gjuetar 62-vjeçar u qëllua në bark duke mbledhur kërpudha, gjatë një aksidenti në rajonin e Drôme.
Top Channel