Turizmi në Vlorë/ Kryeministri: Investimet nuk ndalen, nje prej tyre është edhe aeroporti

18/11/2022 19:46

Pasi i vlerësoi si motori kryesor i zhvillimit turistik dhe ekonomisë rajonale, tur-operatorëve të Vlorës, kryeministri Edi Rama u kërkoi të përveshin mëngët e të nisin nga puna përgatitjet për sezonin e ri turistik.

Sikurse garantoi se investimet në shërbim të turizmit nga qeveria nuk do të ndalen, një prej tyre aeroporti Vlorës.

“Punimet po ecin shumë mirë dhe ku jemi shumë optimistë që do të kemi fluturimin e parë në fund të vitit 2024. Shpresoj që të mos na dalin, të mos kemi surpriza sepse jemi mësuar që jo gjithçka varet nga plani, nga vullneti, nga dëshira, nga puna dhe nga këmbëngulja sepse pa prit e pa kujtuar ndodhin gjëra nga më të paparashikueshmet që i shtyjnë planet për më tutje”.

Duke marrë si shembull një mikun e tij,  kryeministri u tha vlonjatëve mos ti shesin apartamentet pasi vlera e tyre sa vjen e rritet. Një qytetar Italian që ka zgjedhur të jetojë në Vlorë bëri këtë koment:

“Prej 10 vjetësh jam këtu. Zgjatja e periudhës turistike është shumë themelore për strukturat. Ky qytet për 10 vite ka ndryshuar në një mënyrë shumë fantastike. Historia e rrogave rritet. Humbasim nga jashtë sepse këtu paguhen keq. I drejtohem edhe kolegëve të mi që duhet të paguajnë më shumë. Vij nga Modena dhe më mungon pasaporta juaj e të gjitha gjërat i kam të kompletuara”.

Gjatë qëndrimit të Vlorë kryeministri ndoqi ecurinë e deritanishme të ndërtimit të rrugës  Orikum-Dukat, ku është realizuar  68 % e volumit të punimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA