Kampi i refugjatëve Jabalia në Palestinë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar të paktën 21 të vdekur, mes tyre 10 fëmijë.
Numri i viktimave mund të rritet ndërsa zjarri është nën kontrroll.
Dyshohet se një rjedhje gazi në kuzhinë shkaktoi zjarrin.
Jabalia është një nga tetë kampet në Gaza. E gjithë ndërtesa u përfshi nga flakët, dhe njerëzit u panë duke bërtitur ndërsa disa të afërm ishin në rrugë duke qarë dhe duke u lutur. Presidenti palestinez, Mahmud Abbas e quajti atë një tragjedi kombëtare dhe shpalli këtë të premte një ditë zie.
Zjarret vdekjeprurëse, shpesh të shkaktuara nga qirinjtë, janë bërë një dukuri e rregullt në Gaza për shkak të mungesës së madhe të energjisë elektrike.
Gaza është shtëpia e 2.3 milion njerëzve, një nga dendësitë më e lartë të popullsisë në botë. Sipas OKB-së, pothuajse 600,000 refugjatë në Gaza po jetojnë në tetë kampe të mbushura me njerëz.
Top Channel