Në fundjavë policia amerikane u thirr në një shtëpi në Idaho ku u përball me skenën e rëndë të trupave të katër studentëve amerikanë universiteti të masakruar.
Autori ose autorët e panjohur, janë ende në arrati dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me studentët e Universitetit të Idaho Ethan Chapin, 20 vjeç, Madison Mogen, 21 vjeçe, Xana Kernodle, 20 vjeçe, e Kaylee Goncalves, 21 vjeçe, të cilët ishin kthyer në shtëpi pas një nate në bar, në orët e para të së dielës tragjike të 13 nëntorit.
Ajo që përshkruhet nga policia si një nga skenat më makabre të krimit që kanë parë, është vrasja e studentëve që besohet se ka ndodhur mes orës 3 e 4 të mëngjesit, me një armë të mprehtë.
Policia vendore e federale po bashkëpunojnë me FBI për ngjarjen që ka shokuar komunitetin mbarëamerikan, por ende asnjë nuk është arrestuar.
Policia ka konfirmuar vetëm disa nga faktet e natës fatale.
Kreu vendor James Fry tha në një konferencë se viktimat kishin dalë së bashku në barin pranë kampusit universitar ‘Mogen and Goncalves’ dhe u kthyen në shtëpi rreth orës 1.45 të natës.
Nuk është e qartë se kush ka telefonuar në numrin e emergjencës 911 por dy studentë të tjerë ishin në banesë në kohën e incidentit që nuk janë plagosur.
Zyrtarët shtonin se nuk kishte prova për hyrje mne forcë në banesë dhe dy studentët e mbijetuar kanë bashkëpunuar me autoritetet.
Ata thanë për rrjetin Daily Mail se vrasja e katërfishtë ishte një nga skenat më të këqija që kishin parë.
Teksa hetimet vazhdojnë, Fry nxiste studentët e kampusit të qëndronin vigjilentë pasi nuk kishte siguri nëse rreziku është larguar.
Top Channel