Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për prodhim dhe shitje droge ra në pranga në pikën e kalimit kufitar Qafë Botë.
Sabri Tahiraj, banues në Cakran të Fierit ka dhënë identitet të rremë, por si rezultat i verifikimeve dhe i veprimeve hetimore, është bërë i mundur identifikimi i tij.
Në vitin 2019, 41-vjeçari dhe 2 shtetas të tjerë u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Kreshpan”, të finalizuar nga Policia e Fierit.
Me qëllim realizimin e hetimeve dhe dokumentimin e rastit me prova ligjore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi fillimisht ndaj shtetasit Sabri Tahiraj, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Si rezultat i hetimeve, u dokumentua me prova ligjore, përgjegjësia penale e 41-vjeçarit dhe Gjykata vendosi dënimin përfundimtar të tij, me 5 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Shtetasi Sabri Tahiraj ishte larguar në mënyrë të jashtëligjshme, në drejtim të shtetit grek, me qëllim shmangien nga vuajtja e dënimit me burgim dhe është kapur nga Policia greke, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë shqiptare.
Top Channel