Garda kufitare prezantoi sot planet rritjen e sigurisë kufitare me ndërtimin e një gardhi 200-km me Rusinë pas rritjes së tensioneve prej konfliktit në Ukrainë.
“Në këtë situatë kemi çdo arsye për ndryshuar rregullimet tona. Gardhi kufitar do të jetë rreth 3 metra i lartë”, tha Gjeneral Jari Tolpanen duke konfirmuar masën.
Rreth 200 kilometra nga kufiri i gjatë prej 1,300-kilometrash, do të ndahen nga gardhi i ri, me një kosto prej 300 milionë euro, thane autoritetet finlandeze për mediat.
Gardhi do të jetë tre metra i lartë dhe në majë do të ketë tela me gjemba.
Zonat më delikate do të pajisen me kamera të shikimit natën, ndriçim dhe qendra zëri, tha drejtuesi projektit Ismo Kurki në konferencën e posaçme të shtypit.
Qeveria finlandeze ka thënë se plani do të zhvillohet në tre faza dhe projekti pritet të përfundojë në vitin 2025 ose 2026.
Finlanda ka aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO dhe po zbaton rekomandimet e aleancës sipas të cilave Moska ‘mund të përdorë kufijtë për të ushtruar presion me dyndje të qëllimshme refugjatësh.”
Top Channel