Britani e Madhe/ Stafi tokësor i aeroportit Heathrow në grevë për rritje të pagës, ndërpriten disa fluturime

18/11/2022 12:26

Stafi tokësor në aeroportin Heathrow ka nisur një grevë 72-orëshe, në shenjë proteste ndaj pagave të ulta.

Rreth 350 punëtorë filluan aksionin nga ora 4 e mëngjesit të së premtes.

Greva e punëtorëve në firmën e shërbimeve të aviacionit Menzies do të prekë një sërë linjash ajrore dhe do të ndërpresë një numër fluturimesh që largohen nga terminalet 2, 3 dhe 4 në aeroportin më të ngarkuar të Britanisë, thuhet në një deklaratë nga sindikata.

Punëtorët janë në grevë në shenjë proteste ndaj asaj që sindikata e përshkruan si një ofertë pagash të turpshme për stafin në terren, e cila sipas tyre është shumë nën normën aktuale të inflacionit prej 14.2 përqind.

“Paketa e rënë dakord, duke përfshirë një rritje pagash dhe mbështetje të menjëhershme për një afat të shkurtër, ofron mbështetje konkrete për punonjësit tanë në mes të krizës aktuale të kostos së jetesës”, tha Alex Doisneau, drejtor menaxhues i Airport Operations.

Oficeri rajonal i Unite, tha se greva 72-orëshe e së premtes ishte krejtësisht e krijuar nga Menzies duke shprehur se kanë pasur çdo mundesi për të bërë një ofertë page, por kanë zgjedhur mos e bëjnë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA