“Marshimi epik, fitore e re”/ Berisha mesazh për Ramën: Ndihet i pasigurt nga shqiptarët sepse…
01/03 15:37
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar protestën e Sali Berishës, të thirrur në ditën kur do të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.
Duke kujtuar sloganin e demokratëve “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se më këtë protestë, Berisha po tradhton demokratët pasi po bën të kundërtën e asaj që synon e djathta shqiptare.
“Nëse dikush kish dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: protestë alla-Berisha kur Europa mblidhet në Tirane! Sa turp! Çfarë mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Top Channel