Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Gjirokastër përkohësisht me qëllim ekstradimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan O. L., 28 vjeç, banues në Memaliaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos në Itali, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.
Ai dyshihet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në Holandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e tij
Top Channel