Foto ilustruese

Tre persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen për mbajtjen e lëndëve narkotike, vjedhje dhe thyerja e masës së sigurisë së arrestit.

38-vjeçari me iniciale E. R., banues në Tiranë, u arrestua, pasi gjatë kontrollit që iu bë nga policia, u konstatua lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në pranga u vu edhe 29-vjeçari me iniciale A. Gj., banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pasi u kap duke vjedhur në një lokal në zonën e ish-Bllokut, u arrestua 36-vjeçari me iniciale H. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA