Kremlini: Nuk mund të imagjinojmë negociata publike me Kievin

17/11/2022 13:23

Kremlini akuzoi të enjten Kievin për ndryshimin e objektivave në lidhje me bisedimet e mundshme të paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Kremlini nuk mund të imagjinonte përfshirjen në negociata publike dhe i bëri thirrje Uashingtonit që ta shtyjë Kievin drejt diplomacisë.

Në një telefonatë informuese me gazetarët, Peskov tha se Shtetet e Bashkuara ishin të afta të merrnin parasysh shqetësimet e Rusisë dhe mund të inkurajonin Kievin që të kthehej në tryezën e bisedimeve nëse do të dëshironin.

Peskov tha gjithashtu se Ukraina kishte ndryshuar pozicionin e saj nëse donte të negocionte me Moskën disa herë gjatë rrjedhës së konfliktit nëntë-mujor dhe nuk mund të mbështetej tek ajo.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 15 nëntor u tha udhëheqësve botërorë se koha për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është “tani”.

“Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”, tha ai, duke iu drejtuar samitit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që po mbahet në Bali të Indonezisë.

Ndalja e luftimeve “do të shpëtonte mijëra jetë”, tha Zelensky përmes video-lidhjes.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të shkurtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA