25/11 08:36
Teksa ka dhënë deklarata për shtyp ditën e sotme, Presidenti Zelensky tha se Rusia nuk i ka bërë asnjë ofertë Kievit për bisedime paqeje.
Ai tha se mes tyre nuk ka asnjë komunikim.
Më herët, Zelensky tha se nuk kishte asnjë dyshim se raketa që shkaktoi një shpërthim në Poloni nuk ishte ukrainase
Komenti i tij erdhi pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte “ndoshta” i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase – por nuk ka “asnjë tregues” se ishte një sulm i qëllimshëm.
Top Channel