Vodhi gjatë natës “Audin” në Fushë Milot, vihet në pranga 35-vjeçari nga Kurbini

16/11/2022 14:21

Një automjet tip “Audi” i vjedhur gjatë natës në Fushë-Milot është gjetur nga policia dhe është arrestuar grabitësi.

Mësohet se në pranga ra 35-vjeçari A.P., banues në Kurbin, me precedent të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Ai vodhi gjatë natës automjetin që pronari e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.

Mjeti i grabitur është gjetur në fshatin Gorre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA