Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale, Veliaj takon presidentin Begaj: Do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz

16/11/2022 13:41

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim sot me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se me lidershipin e ri në Presidencë, Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale në vijim.

“Ishte kënaqësi e veçantë t’i uroja formalisht Presidentit Bajram Begaj detyrën e re si bashkues e udhëheqës i kombit tonë. Me lidershipin e ri në Presidencë, Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale në vijim – do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz”, thekson Veliaj në një postim në rrjete sociale.

Tirana është aktualisht dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë ku përgjatë një viti janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme, ndërkohë që për 2023, është përzgjedhur si Qyteti Europian i Sportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA