Raketat në Poloni, OKB kërkon të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë

16/11/2022 10:11

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për raportet për një sulm të dyshuar raketor në Poloni dhe bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë.

Guterres është “shumë i shqetësuar nga raportet për shpërthimin e raketave në territorin polak. Është absolutisht thelbësore të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë”, tha zëvendësi i zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq, në një postim në Twitter.

Së paku dy persona u vranë të martën në sulmin e dyshuar me raketa në fshatin Përzevodov të Polonisë lindore, i cili ndodhet pak kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Duke folur në emër të Guterresit, Haq tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe shpreson se do të kryhet një hetim i plotë i kësaj ngjarjeje.

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë tha se raketat që ranë në territorin e këtij vendi, janë të prodhimit rus.

Rusia nga ana e saj ka mohuar çdo përgjegjësi./Rek

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA