MrBeast i ka dhënë fund mbretërimit të PewDiePie si YouTuber-i me më shumë ‘subscribers’ ( abonentë ), ndryshimi i parë në kryesi në pothuajse 10 vjet.
Krijuesi suedez PewDiePie, emri i vërtetë Felix Kjellberg, u bë YouTuber-i më i ndjekur në gusht 2013 me videot e tij të reagimit të lojërave. Në vitin 2019, ai ishte personi i parë që tërhoqi 100 milionë abonentë.
MrBeast, emri i vërtetë Jimmy Donaldson, arriti në 112 milion subscribe këtë muaj, me 1 milion më shumë se rivali i tij.
MrBeast është i njohur për videot me dhurata me shuma të mëdha parash dhe çmime, si dhe për punë bamirësie.
Në vitin 2021, ai hapi një kanal të veçantë në YouTube me temë filantropike, i cili ka më shumë se 10 milionë subscribers dhe ai ka një bamirësi të licencuar për komunitetet në të gjithë SHBA-në.
Ai dhe shoku i tij YouTuber, Mark Rober, organizuan mbledhje fondesh ndërkombëtare TeamSeas dhe TeamTrees, të cilat fokusohen në çështjet mjedisore, ku kjo e fundit mblodhi më shumë se 24 milion dollarë për të mbjellë 20 milion pemë në mbarë botën. Dhe vetë PewDiePie dhuroi pothuajse 70,000 dollarë për projektin TeamTrees.
Pavarësisht nga rivaliteti i tyre i dukshëm për kurorën e YouTuber-it më të mirë, MrBeast mbështeti publikisht PewDiePie kur kanali i videove muzikore u bë i njohur.
Top Channel