Kontrollet në La Mansh/ Publikohen komunikimet mes rojës bregdetare angleze dhe franceze

16/11/2022 12:37

Publikimi i regjistrimeve në audio të komunikimit mes  luftanijeve franceze dhe anijeve të Policisë kufitare britanike në mes të kanalit të La Manshit, konfimon faktin që dihej që autoritetet detare të të dyja vendeve bashkëpunonin  me njëra-tjetrën për te udhëzuar navigimin e gomoneve drejt Anglisë, ku pala britanike i merrte në mes të kanalit dhe sillte në brigjet angleze.

Regjistrimi  është e dielës së fundit ku  vetëm atë dite, mbërritën 853 emigrantë të rinj me 22 gomone, pikërisht një ditë përpara firmosjes së marrëveshjes së Parisit mes dy vendeve për parandalimin e kalimeve ilegale në ngushticën detare mes dy vendeve.

Ka qenë ky bashkëpunim i rregullt mes autoriteteve detare që ka shmangur deri më tani ndonjë tragjedi  njerëzore nga mbingarkesat e gomoneve me emigrantë në La Mansh, bashkëpunim që mediat me orientim të theksuar anti-emigracion e interpretojnë si një lojë ku secila palë përpiqet t’ia lerë topin palës tjetër.

Regjistrimi i fundit ka ndodhur mes anijes franceze Pulvier, dhe anijeve angleze, Defender, Hirricane dhe Ranger për të koordinuar kalimin dhe dorëzimin  e gomoneve me emigrantë këtë të diel ku ndodheshin edhe 12 fëmijë, vetëm 12 milje larg brigjeve angleze.

Ndoshta është ky realitet që ka detyruar Ministren britanike të Punëve të Brendshme, të deklarojë se nuk ka ndonjë “plumb të argjendtë” që e zgjidh  krizën e emigrantëve.

Mbetet të dëshmohet se çfarë forme do të marrë në terren bashkëpunimi i ardhshëm franko-anglez pas marrëveshjes së Parisit, ku siç dihet oficeret britanikë të emigracionit, nuk do kenë kompetenca të njëjta si homologët e tyre francezë në këto operacione, edhe për faktin se Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA