Angli/ Rritja e faturave të energjisë dhe ushqimeve e çon inflacionin në nivelin më të lartë që nga viti 1981 në 11.1%

16/11/2022 11:33

Norma e inflacionit rritet me shumë më tepër sesa prisnin ekonomistët në tetor, duke vënë në presion Bankën e Anglisë për të ruajtur ritmin e rritjes së normave të interesit.

Ka pasur një kapërcim më të lartë se sa pritej në normën e inflacionit, në nivelin më të lartë në 41 vjet, prej 11.1% muajin e kaluar, i udhëhequr nga rritja e fundit e faturave të energjisë.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi rritjen, nga 10.1% në shtator, pasi kostoja e dritave dhe e ngrohjes për shtëpitë u rrit më tej, pavarësisht ndihmës nga garancia e çmimit të energjisë nga qeveria.

Ushqimi u përmend si elementi tjetër kryesor që shtoi presionin  gjatë tetorit, duke u rritur me ritmin më të shpejtë vjetor që nga viti 1977.

ONS vlerësoi se indeksi i çmimeve të konsumit i masës së inflacionit ishte më i larti që nga tetori 1981.
Ai shtoi se çmimet u rritën midis shtatorit dhe tetorit 2022 me aq sa u rritën gjatë gjithë vitit deri në korrik 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA