Çmimet e konsumit në Kroaci u rritën me 13.2 për qind me bazë vjetore në tetor, kështu që inflacioni arriti një nivel të ri më të lartë, nga të dhënat e fundit të Entit të Statistikave Kroate (DZS).
Norma më e lartë e inflacionit nga viti në vit në Kroaci deri më tani ishte ajo e shënuar në shtator prej 12.8 për qind.
Rritje mujore me 1.3 për qind janë edhe çmimet e mallrave dhe shërbimeve për konsum personal.
Sipas të dhënave të DSZ-së, nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, inflacioni është rritur me 9.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja më e madhe vjetore e çmimeve të konsumit në muajin tetor është shënuar në grupin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me 19.7 për qind.
Çmimet e restoranteve dhe hoteleve në muajin tetor rezultuan më të larta me 17.8 për qind se në të njëjtin muaj të 2021, si dhe banesat, uji, rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera gjithashtu u rritën me përqindje dyshifrore, me 16.1 për qind, të ndjekura nga pajisjet elektro-shtëpiake, pajisje për mirëmbajtjen e rregullt të shtëpisë dhe amvisërive me 15.8 për qind, transportin me 11.5 për qind dhe mallra dhe shërbime të ndryshme me 10.7 për qind.
Në bazë vjetore çmimet e rekreacionit dhe kulturës u rritën me 8.4 për qind, veshjet dhe këpucët me 6.6 për qind, pijet alkoolike dhe duhani me 4.4 për qind, shëndetësia me 3.5 për qind dhe arsimi me 2.3 për qind.
Top Channel