​Gjermania e gatshme për të dërguar avionë luftarakë në Poloni

16/11/2022 17:30

Gjermania ka ofruar të dërgojë avionë luftarakë për të rritur patrullimin ajror mbi Poloni si pasojë e një shpërthimi rakete që vrau dy persona, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Kjo mund të ndodhë nesër nëse Polonia e dëshiron atë,” tha Christian Thiels në konferencën javore për shtyp të qeverisë në Berlin.

Ai tha se masa do të synonte forcimin e policisë ajrore me avionët Eurofighter të forcave ajrore gjermane.

“Avionët nuk duhet të zhvendosen në Poloni për këtë. Patrullat mund të kryhen nga bazat e forcave ajrore gjermane”, tha zëdhënësi i ministrisë, duke shtuar se forcat ajrore gjermane e kishin bërë këtë tashmë në korrik.

Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht do të diskutojë këtë çështje me homologun e saj polak më vonë gjatë ditës, tha Thiels.

Sipas zëdhënësit, nuk është ende e qartë se sa Eurofighters gjermanë do të përfshihen në patrullimin ajror mbi Poloni, duke thënë se kjo duhet të diskutohet me palën polake.

Të martën, një sulm me raketë vrau dy persona në një fermë pranë kufirit perëndimor me Ukrainën, megjithatë presidenti polak Andrzej Duda theksoi se nuk ka shenja të një sulmi të qëllimshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA