Presidenti Joe Biden u takua me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në samitin e G20 në Bali të martën, takim i cili nuk ishte njoftuar paraprakisht.
Biden i shprehu personalisht ngushëllimet liderit turk, për shpërthimin e së dielës në Stamboll që vrau të paktën gjashtë persona.
Sulmi i tensionoi marrëdhëniet midis dy vendeve pasi qeveria e Erdogan fajësoi grupin kurd PKK dhe refuzoi një mesazh ngushëllimi të Shtëpisë së Bardhë.
SHBA në fakt e konsideron PKK-në një grup terrorist, por ka ofruar mbështetje në armë për grupet kurde siriane në luftën e tyre – duke zemëruar kështu Turqinë.
Të hënën, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se mesazh i ngushëllimi i SHBA duhet parë njëlloj si një “vrasës që kthehet në vendin e krimit”.
Kjo deklaratë mund të kishte shkaktuar një takim të tensionuar mes dy liderëve dhe gazetarët amerikanë e morën vesh për takimin me Erdoganin vetëm kur e raportuan mediat turke.
“Presidenti Biden shprehu ngushëllimet e tij të thella për presidentin Erdogan dhe popullin e Turqisë për aktet e dhunës në Stamboll dhe e bëri të qartë se ne qëndrojmë me aleatin tonë të NATO-s”, tha Shtëpia e Bardhë më pas.
Duke shtuar se Biden falënderoi gjithashtu Erdoganin për ndihmën e tij në negocimin e kalimit të lirë të grurit nga Ukraina.
Top Channel