Përplasja për portin e Durrësit/ Projekti 2 mld euro shkakton debate dhe fyerje në Kuvend

15/11/2022 15:11

Debate të ashpra ka ngjallur projekti i Portit të Durrësit në Komisionin e Ekonomisë.

Deputetët e opozitës kërkuan praninë e ministres në shqyrtimin e kontratës, çka solli edhe përplasjen me një gjuhë jo etike mes deputetit socialist Erion Braçe dhe atij demokrat Edmond Spaho.

Akuzat nuk munguan nga opozita për projektin plot dritëhije që sipas tyre fshihet një kompani offshore nda qeveria do ta kalojë me shpejtësi.

Shqetësimeve iu bashkua edhe socialisti Erion Braçe ku kërkoi më shumë qartësi për këtë investim, ku shteti i fal investitorit 2 taksa nga ku do të mblidhte 220 milionë euro.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA